Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e shtetit për vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur për teve1.info Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka thënë ai.
Me këtë hap, ligji i buxhetit për vitin 2026 kalon në fazën e zbatimit institucional.
Buxheti i vitit 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi tre miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.
Për investime kapitale, të cilat shihen si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik, janë planifikuar 998 milionë euro, ose 7.2% më shumë krahasuar me vitin 2025 (931 milionë euro).
Buxheti 2026 u miratua më 20 shkurt nga Kuvendi.
