Ballina Lajmet Kosovë Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin

Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë ku do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti.

Lajçak ka qëndruar një ditë më herët në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Lajçaku zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Nuk është paralajmëruar nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.

Exit mobile version