Makina e parë plotësisht elektrike e Lamborghini mund të jetë ende disa vite larg ndërsa kompania e kishte premtuar një model të tillë në 2030-ën.
Vetëm pak muaj pasi zbuloi makinën hibride Revuelto, Lamborghini është gati për debutimin e super makinës së saj plotësisht elektrike.
Prodhuesi i makinave ofroi një paraqitje të shkurtër të makinës elektrike misterioze ndërsa më 18 Gusht do të bëjë publik një koncept gjatë Javës së Makinave në Monterey.
Ajo çfarë dimë është se një model i katërt linjë po vjen dhe nuk është një version i modeli ekzistues por me motor elektrik. Megjithatë nuk pritet që të jetë një produkt i përfunduar.
Makina e parë plotësisht elektrike e Lamborghini mund të jetë ende disa vite larg ndërsa kompania e kishte premtuar një model të tillë në 2030-ën.
Siç shumë prodhues të tjerë makinash, Lamborghini është drejt rrugës së elektrifikimit të plotë por do ti duhen brendit disa vite që të arrijë atë pikë. /PCWorld Albanian
