Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lanë të vdisnin 71 emigrantë në maune, burgim të përjetshëm për trafikuesit...

Lanë të vdisnin 71 emigrantë në maune, burgim të përjetshëm për trafikuesit që shokuan Evropën

Gjykata e Apelit e Hungarisë ka marrë vendim për burgim të përjetshëm të tre shtetasve të saj dhe një shtetasi afgan për shkak të rolit të tyre në vdekjen e 71 emigrantëve në një maune në Austri në verën e vitit 2015.

Në mesin e viktimave kishte burra të moshuar, gra fëmijët madje dhe foshnje pakditëshe.

Katër personat i kishin lënë emigrantët nga Siria, Iraku dhe Afganistani të bllokuar në një maune që transportonte ushqim, dhe ishin larguar, duke i lënë ata në temperatura ekstreme. Pas shumë orësh pa u ajrosur kabina e maunes, aty nisi të zvogëlohej sasia e ajrit, cfarë ka shkaktuar edhe vdekjen e tyre.

Ata ishin larguar në drejtime të panjohura duke i lënë emigrantët duke vdekur, ndërsa u kapën nga autoritetet austriake disa orë pasi tragjedia u zbulua.

Fillimisht ndaj tyre ishte caktuar heqje lirie prej 25 vitesh, por më pas ai vendim u pezullua, dhe tani dënimi i përjetshëm është i pakthyeshëm. /tesheshi.com/

Exit mobile version