Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lauterbach: Gjermania e ka kaluar kulmin e valës Omicron

Lauterbach: Gjermania e ka kaluar kulmin e valës Omicron

Karl Lauterbach

Vala e madhe e infeksioneve të koronavirusit Omicron në Gjermani është ndalur dhe vendi mund të fillojë të lehtësojë masat e reagimit ndaj pandemisë, sipas ministrit të Shëndetësisë të vendit, Karl Lauterbach.

”Kulmi i valës Omicron kaloi, pak a shumë pikërisht në atë ditë që parashikova një muaj më parë”, theksoi ai.

Lauterbach së bashku me kancelarin Olaf Scholz dhe 16 kryeministrat e landeve të vendit kanë planifikuar të diskutojnë dhe propozojnë për të hequr shumicën e kufizimeve në javët e ardhshme.

“Masat kanë funksionuar. Kjo na ka lejuar të reduktojmë ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe ne kemi arritur ta përballojmë këtë valë Omicron shumë më mirë se vendet e tjera’’, shtoi Lauterbach.

”Incidenca shtatëditore e infeksionit në Gjermani ra të martën për të tretën ditë radhazi në 1 437,5”, raportoi instituti ”Robert Koch” për Kontrollin e Sëmundjeve. /atsh

Exit mobile version