Ballina Sport Futboll Lazio merr tre pikë të rëndësishme përballë Dortmundit, debuton Muriqi

Lazio merr tre pikë të rëndësishme përballë Dortmundit, debuton Muriqi

Lazio ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 3:1 ndaj Borussia Dortmund të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të grupit F në Ligën e Kampionëve.

Për skuadrën italiane në këtë sfidë debutoi edhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Italianët patën një start të mirë duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’ nëpërmjet Ciro Immobile, shkruan lajmi.net.Në minutën e 23’ Lazio dyfishoi epërsinë, kur Marwin Hitz shënoi autogol.U mendua se Dortmund po rikthehet në lojë kur Erling Haaland shënoi për 2:1 në minutën e 71’.Por, pas pesë minutave, Lazio riktheu epërsinë prej dy golave, kur realizoi Akpa Akpro.Për Lazion nga minuta e 67’ në fushë ishte edhe Vedat Muriqi, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve

Exit mobile version