Ballina Lajmet Kosovë LDK-ja bëhet bashkë me PAN-in, pritet ta shkarkojnë Kurtin

LDK-ja bëhet bashkë me PAN-in, pritet ta shkarkojnë Kurtin

Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.

Në seancën e sotme mediet dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë, përveç dezinfektimit të hapësirave, deputetët që në hyrje të sallës ku do të mbahen seanca, do të kontrollohen në mënyrë të detajuar, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Exit mobile version