Ballina Lajmet Kosovë LDK këmbëngulëse: Institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet ta udhëheqin dialogun

LDK këmbëngulëse: Institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet ta udhëheqin dialogun

Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, të thirrur nga grupi parlamentar i PSD-së.

Në këtë debat, shefi grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka thënë se për këtë proces Kuvendi duhet ta ketë fjalën e fundit.

Ai ka thënë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet të udhëheqin dialogun.

“Institucionet aktuale nuk kanë legjitimet për të udhëhequr dialogun. Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dialogun dhe kush del jashtë saj, shkel vullnetin e të zgjedhurve të popullit”, është shprehur Hoti, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut, vetëm pas zgjedhjeve të reja.

Hoti ka thënë se ata nuk do ta votojnë asnjë rezolutë që dialogu të udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë legjitimitet.

Exit mobile version