Ballina Lajmet Kosovë LDK rikonfirmon qëndrimin pro demarkacionit

LDK rikonfirmon qëndrimin pro demarkacionit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot konfirmoi mbështetjen e plotë për qëndrimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me ratifikimin e Projektligjit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet në një komunikatë për media.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës.

Mosratifikimi i saj deri më tani, vendin tonë e mbajti të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët tanë i la pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes. /Telegrafi/

Exit mobile version