Ballina Lajmet Kosovë LDK-së i shkruhet edhe një tiketë prej 2 mijë eurove

LDK-së i shkruhet edhe një tiketë prej 2 mijë eurove

Gjobës për mos-respektim të masave antiCOVID dhe bërjes fushatë përgjatë situatës mjaftë të rëndë me pandeminë, nuk i shpëtoi as LDK-ja.

Për të disatën herë me radhë Lidhja Demokratike e Kosovë vazhdon të gjobitet me nga 2 mijë euro.

Drejtori i Inspkesionit në Prishtinë, Adonis Tahiri sapo ka publikuar edhe gjobën e radhës për këtë parti, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Duke ironizuar me sloganin e LDK-së në këto zgjedhje që është “Shteti shtet”, Tahiri shtoi “Gjoba gjobë”.

Partitë politike nuk po intereson më për shëndetin publik të qytetarëve, derisa po vazhdojnë të grumbullohen për të bërë fushatë.

Exit mobile version