Ballina Lajmet Kosovë LDK vendosë të qëndrojë në opozitë

LDK vendosë të qëndrojë në opozitë

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka përfunduar një takim me dyer të mbyllura, në të cilin janë diskutuar çështjet rreth seancës konstituive të 3 gushtit.
Pas prononcimit të nënkryetarit të LDK’së, Agim Veliu, se partia nuk do t’i votojë kandidatatët e koalicionit PAN për kryeministër të vendit dhe për kryetar të Kuvendit, ai ka folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm të LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Veliu ka thënë se ”ata qe kanë fituar zgjedhjet, pra PDK me Vetëvendosjen, qysh e rrëzuan Qeverinë, le ta ndërtojnë të renë, ndërsa LDK do të qëndrojë në Opozitë”, përcjell Klankosova.
Nënkryetari i LDK’së ka njoftuar po ashtu se në mbledhjen e kryesisë kanë biseduar edhe për shefin e grupit parlamentar të LDK’së.
Veliu nuk ka treguar se kush do t’i prijë deputetëve të LDK’së, por jozyrtarisht mësohet se shef i GP të LDK’së do të jetë Avdullah Hoti.
Exit mobile version