Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lee bëhet lider i ri i Hong Kongut – VIDEO

Lee bëhet lider i ri i Hong Kongut – VIDEO

John Lee

John Lee është zgjedhur lider i ri i Hong Kongut, pas një procesi të mbyllur të votimit ku ai ishte kandidat i vetëm, raporton BBC.

Zgjedhja e tij po shihet gjerësisht si lëvizje e Qeverisë së Kinës për ta forcuar kontrollin në këtë vend.

Lee njihet si përkrahës i Pekinit.

Ai do ta zëvendësojë në post shefen ekzekutive në largim Carrie Lam, që është duke vuajtur dënim me burgim që nga viti 2017.

Liderët e Hong Kongut zgjidhen nga një komitet i një rrethi të mbyllur me rreth 1500 anëtarë. Gati të gjithë janë besnikë ndaj Pekinit. Por kësaj radhe patën vetëm një kandidat. /koha

Exit mobile version