Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lejimi i djegies së Kuranit, Turqia thërret ambasadorin danez

Lejimi i djegies së Kuranit, Turqia thërret ambasadorin danez

Ambasadorit iu përcoll se ky qëndrim i Danimarkës është i papranueshëm si dhe iu theksua se pritet që të mos jepet leje ndaj këtij veprimi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin e Danimarkës në Ankara, Danny Annan, për shkak të dhënies së lejes për djegien e Kuranit para ambasadës së Turqisë në Kopenhagë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ambasadorit të thirrur në Ministrinë e Jashtme i është theksuar se Turqia dënon në mënyrën më të fuqishme lejimin e aktit provokues ndaj Kuranit, i cili është qartazi në cilësinë e krimit të urrejtjes.

Ambasadorit iu përcoll se ky qëndrim i Danimarkës është i papranueshëm si dhe iu theksua se pritet që të mos jepet leje ndaj veprimit në fjalë.

Para disa ditësh, edhe Suedia lejoi djegien e Kuranit, gjë që u dënua ashpër nga krerët shtetërorë në Ankara. /trt

Exit mobile version