Ballina Lajmet Maqedoni Lëndohen 30 nxënës në një aksident afër Kërçovës

Lëndohen 30 nxënës në një aksident afër Kërçovës

Rreth 30 nxënës janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Pos nxënësve, lëndime ka pësuar edhe shoferi i autobusit Z.S. 49 vjeçar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore, shkruan arbresh.info.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat në Maqedoni

Exit mobile version