Ballina Lajmet Kosovë Lëndohen pesë policë në Zveçan

Lëndohen pesë policë në Zveçan

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në Zveçan. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.

Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.

“Policia duke sqaruar lidhur me situatën e krijuar në Zveçan bëri të ditur se protestuesit atje pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version