Ballina Artikuj Letër publike nga Adnan Ismaili

Letër publike nga Adnan Ismaili

Letër publike të gjithë atyre që manipulojnë dhe keqpërdorin reputacionin tim dhe të institucionit që përfaqësoj

Të nderuar,

Prej disa ditësh vërej se emri im përflitet nëpër rrjetet sociale në konotacione të ndryshme nga një person (Kreshnik Osmani) që nuk e njoh fare edhe pse ndoshta rastësisht diku edhe kam mundur ta takoj, por ja që nuk e mbaj mend! Fillimisht isha në dilemë nëse vërtetë personi në fjalë e kishe për mua personalisht si drejtor i Shtëpisë Botuese Logos A apo për ndonjë person tjetër?!
Sidoqoftë, nëse ai është marrë me mua, unë po them që tani se nuk e kam ndërmend ta uli nivelin e komunikimit në atë shkallë, pasi që nuk ma lejon etika. Ndërkohë u bëj apel edhe të gjithë atyre që janë në komunikim me të përmes rrjeteve sociale, të mos bien në nivelin e atij. Mirëpo, që tani e njoftoj se për fyerjet që më janë bërë, unë do t’u drejtohem organeve të drejtësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, gjithkund ku ka bërë shpifje dhe akuza për mua.
Shtëpia Botuese Logos A, të cilën e drejtoj për më shumë së dy dekada e gjysmë, me mbi 1000 tituj të botuar dhe me mbi 9 milion kopje… na ka mësuar shumë për shenjtërinë e fjalës së thënë, e sidomos kur ajo është e shkruar. Prandaj, edhe një herë i lus të gjithë ata që e duan librin dhe fjalën, të mos merren me fjalorë denigrues të nivelit të tij!

Me respekt, Adnan Ismaili
Drejtor i Shtëpisë Botuese Logos A

Exit mobile version