Ballina Sport Futboll Leverkuseni ndal Bayern Munichun

Leverkuseni ndal Bayern Munichun

Bayern Munichu nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë të shtunën në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit duke luajtur baras 1:1.

Kampioni në fuqi e dominoi takimin, por nuk shënoi më shumë se një gol.

Në minutën e 18-të Niklas Sule kaloi vendasit në epërsi prej 1:0.

Leverkuseni barazoi në minutën e 36-të me autogolin e shënuar nga Thomas Muller.

Bayern Munichu pas 25 ndeshjeve është lider në Bundesliga me 59 pikë.

Leverkuseni renditet në pozitën e tretë me 45 sosh.

Exit mobile version