Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lëvizja Husi rrëmben 18 civilë në Jemen

Lëvizja Husi rrëmben 18 civilë në Jemen

Lëvizja Husi ka rrëmbyer 18 civilë në dy rajone të ndryshme të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb faqes 26sepnews, e cila bën publikime në emër të ushtrisë së Jemenit, militantët e Lëvizjes Husi kanë rrëmbyer 14 civilë në qarkun Cuben të qytetit Ed-Dali, kurse qarkun E-Zeydiyye të qytetit El-Hudeyde kanë rrëmbyer 4 civilë dhe i kanë dërguar në vende të panjohura.

Akti i rrëmbimit është kryer pas vrasjes së truprojes së një komandanti të Lëvizjes Husi në rajon.

Nuk ka informacione zyrtare nga Lëvizja Husi apo autoritetet në Jemen lidhur me rastin.

Sipas të dhënave të Qeverisë në Jemen, numri i atyre që janë rrëmbyer nga Lëvizja Husi dhe po mbahen në burgje është më shumë se 3 mijë.

Exit mobile version