Ballina Sport Futboll Lewandowski drejt Arabisë Saudite

Lewandowski drejt Arabisë Saudite

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, ka njoftuar sajti “Sport” të hënën.

Thuhet se Lewandowski tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave saudite, të cilat në janar do të bëjnë oferta zyrtare për transferimin e tij.

35-vjeçari është pjesë e Barcelonës dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai është pjesë e Barçës prej vitit të shkuar, ndërsa këtë edicion ka 6 gola e 4 asistime në 9 paraqitje në të gjitha garat. Lewandowski edhe gjatë verës kishte oferta nga Arabia Saudite, por i refuzoi ato. Mbetet të shihet nëse këtë herë Lewa do të dorëzohet përballë ofertave të majme.

Exit mobile version