Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Liban, mbytet anija me 60 emigrantë të parregullt

Liban, mbytet anija me 60 emigrantë të parregullt

Në brigjet e qytetit Tripoli të Libanit është mbytur një anije me 60 emigrantë të parregullt dhe se po kërkohen 14 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e Kryqit të Kuq Libanez në Twitter thuhet se “u mbyt anija me 60 persona brenda saj”.

Po ashtu bëhet e ditur se Kryqi i Kuq Libanez ka dërguar 7 ambulanca në portin e Tripolit për personat që ndodheshin në anije.

Në deklaratë nuk janë dhënë detaje lidhur me kombësinë dhe situatën e personave në anijen që u mbyt në afërsi të bregut të Tripolit në veri të Libanit.

Ministri libanez i Transportit, Ali Hamieh në një deklaratë lidhur me fatkeqësinë tha se 45 persona janë shpëtuar nga Forcat Detare të Libanit dhe janë evakuuar në portin e Tripolit.

Ai theksoi se në fatkeqësi ka humbur jetën një fëmijë dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për 14 personat e tjerë. /aa

Exit mobile version