Ballina Lajmet Kosovë Liberalizmi i vizave brenda 90 ditësh, misioni i pamundur i Haradinajt

Liberalizmi i vizave brenda 90 ditësh, misioni i pamundur i Haradinajt

Fushata elektorale e 11 qershorit solli një ndër premtimet më të ndjeshme për shoqërinë kosovare siç është liberalizimi i vizave.

Kryeministri tashmë i zgjedhur, Ramush Haradinaj, vendosi një afat prej 90 ditësh për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e tij.

Por edhe kjo duket të mbetet vetëm premtim fushate.

Realizimi i premtimit të Haradinajt, po shihet me skepticizëm të madh si nga ekspertët ashtu dhe nga qytetarët, raporton TribunaChannel.

Lirim Zorra, njohës i çështjeve të integrimeve evropiane theksoi se vizat nuk mund të hiqen pa një marrëveshje të qartësuar për demarkacionin

Ndërsa Arbnor Sadiku, politolog, bëri të ditur lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës është një proces i vonuar. Por që do marrë ende shumë kohë.

Exit mobile version