Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Liderët perëndimorë të G7 dikutojnë luftën në Ukrainë

Liderët perëndimorë të G7 dikutojnë luftën në Ukrainë

Udhëheqësit e grupit G7 të vendeve të industrializuara kanë planifikuar sot një videokonferencë, gjatë së cilës shqetësimet rreth pushtimit rus të Ukrainës pritet të jenë në qendër të vëmendjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet online për të informuar liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe SHBA-së për gjendjen e situatës. Sipas raportimeve presidenti amerikan Joe Biden mund të diskutojë sanksionet shtesë ndaj Rusisë.

Takimi i liderëve bie më 8 maj, një ditë e caktuar tradicionalisht në Evropë për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimin e Evropës nga forcat naziste. Përkujtimet do të kenë jehonë në Rusi të hënën, ditën kur Rusia tradicionalisht shënon fundin e luftës evropiane.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke pretenduar abuzime të rusëve etnikë në tokën ukrainase dhe duke u zotuar për denazifikimin e vendit.

Rezistenca e fortë ukrainase i ka shtyrë forcat ruse përsëri në lindje, por Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë të planifikimit për t’i dhënë fund një lufte që këmbënguli se nuk do të fillonte me muaj përpara sulmit. /atsh

Exit mobile version