Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Liderja e opozitës në Bjellorusi: Populli ynë ka qenë gjithmonë kundër luftës...

Liderja e opozitës në Bjellorusi: Populli ynë ka qenë gjithmonë kundër luftës në Ukrainë

Sviatlana Tsikhanouskaya

Sviatlana Tsikhanouskaya tha se trupat bjelloruse nuk mund të vendosen krahë forcave të Putinit, pasi kjo “vetëm do të shkaktojë më shumë vuajtje”.

Kujtojmë se teksa Bjellorusia nuk i është bashkuar luftës drejtpërdrejt ose nuk ka dërguar trupat e saj në Ukrainë, ajo ka ndihmuar Rusinë në forma të tjera.

Minsku e ka lejuar Moskën të përdorë territorin Bjellorus si një pikë lëshimi për sulmet me raketa në Ukrainë dhe një pikë hyrje për ushtarët dhe avionët luftarakë rusë që nga fillimi i luftës.

Marrëdhënia midis Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin ka shqetësuar gjithashtu Perëndimin.

Muajin e kaluar presidenti rus vizitoi Minskun, duke shtuar spekulimet jashtë vendit se Moska dëshiron që aleati i saj të luajë një rol më të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë.

Exit mobile version