Ballina Sport Futboll Liga e Kampionëve përfundojnë pjesët e para

Liga e Kampionëve përfundojnë pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germain është duke udhëhequr në kryendeshjen e ditës.

PSG është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0, përballë Milanos.

Kylian Mbappe e ka zhbllokuar rezultatin në këtë ndeshje, me një gol në minutën e 32-të.

Për sulmuesi ky ishte goli i dytë në kompeticion.

Në përballjen tjetër të këtij grupi Newcastle është duke humbur ndaj Dortmundin me rezultat 0:1.

Felix Nmecha ishte golashënuesi i skuadrës gjermane.

Celtic është duke mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:1.

Kyogo Furuhashi dhe Luis Palma shënoi për vendasit, derisa Antoine Griezmann është golashënuesi i spanjollëve.

Rezultatet e tjera:

Antwerp 1:0 Porto

RB Leipzig 1:0 Red Star

Young Boys 0:0 Manchester City

Exit mobile version