Mendja e mbrapshtë e një gazetari të paskrupullt
Gazetari kontravers Berat Buzhala ka sulmuar ndyrësisht, paskrupullsisht dhe krejt spekullativisht, tipike për të, paturpshëm sigurisht, një ndër hoxhallarët e njohur kosovarë në Zvicër, ndër më të artikluarët e më etikët, Halil Avduli.
Buzhala(ose dhe budalla, siç e ka etiketuar Kim Mehmeti), ka marrë një status të Avdulit me shkak nisjen e sulmeve mbi Iranin, duke sajuar me mendjen e tij të mbrapshtë krejt tjetër gjë nga ajo që ka thënë apo ka dashur të thotë hoxha vushtriot.
Ajo që ka shkruar hoxha, dukshëm, është e qartë, pa nevoja për aludime me lexime mes rreshtash.
Por lexoni ç’shkruan ky medemek gazetar, i zhveshur nga çdo princip e çdo etike elementare:
“Qe per shembull, me dule postimi i ketij hoxhe shqiptar qe sherben ne Zvicer, por qe lutet me u mposhte qafirat.
Praaaaa, jeton ne Zvicer, ben tifozllak per Iranin e Rusine kunder Amerikes dhe Perendimit.
A jam tash Islamofob, nese shkruje qishtu??”
E ku po lutet ky hoxhë me i mposhtë qafirat?! Ku e lexon këtë mendja katastrofike e pamend e Buzhalës?!
Hoxha shpreh krejt natyrshëm nevojën e zgjimit të botës islame dhe këtë ka të drejtë ta bëjë kudo ku ndodhet, në Vushtri, Zvicër apo Gjermani.
Dhe nuk është nevoja të jesh islamofob për të shkruar marrëzira të tilla, të cilat meritojnë të çohen dhe në gjykatë, nga ai që është ndjerë i rënduar nga akuza të tilla; mjaft të jesh i lig. Dhe në ligësi e jo gazetari, Buzhalës nuk ja kalon kush. Por në disa raste, mundet ta konkurojnë denjësisht Arbana Xharra ose Blerim Latifi.
