Sistemi operativ më i ri i Google mbështet formatin e ri të imazhit dhe vjen për të përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e fotove në smartfonët tanë.
Me mbërritjen e Android, Adobe vendosi të shtojë mbështetjen për editimin e imazheve me Ultra HDR në aplikacionin Lightroom për Android.
Sistemi operativ më i ri i Google mbështet formatin e ri të imazhit dhe vjen për të përmirësuar ndjeshëm paraqitjen e fotove në smartfonët tanë.
Editimi i imazheve në Lightroom ju jep fotografëve më shumë kontroll mbi produktin final. Për të parë një imazh HDR nevojitet ekrani i duhur por edhe softueri që e mbështetin formatin, diçka që shumica e njerëzve nuk e kanë për momentin.
Është standardi i ri i fotografive në Android dhe vjen në formatin JPEG që do të thotë se kanë përshtatshmëri me SDR, gamën dinamike standarde. Mbështetja për HDR është i disponueshëm në versionin 9.0.0 të Adobe Lightroom për Android dhe funksionon me Pixel 7, Pixel 7 Pro dhe Pixel 7A në Android 14.
Pas aktivizimit të opsioni për të importuar fotot HDR, përdoruesit do të vënë re një ikonë HDR në cepin e djathtë lart. Megjithatë kur imazhet postohen në aplikacione si Instagram, ato paraqiten si SDR.