Ballina Lajmet Kosovë Limaj: Për Thaçin dhe Vuçiqin ka mundur të ndodhë marrëveshja, por për...

Limaj: Për Thaçin dhe Vuçiqin ka mundur të ndodhë marrëveshja, por për Kosovën jo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se askush nuk ka të drejtë që të negociojë për territorin e Kosovës me askënd.

Limaj në një intervistë për Report.tv, ka folur për çështjen e korrigjimit të kufirit, ide e dhënë së fundmi nga presidenti, Hashim Thaçi.

“Askush nuk ka të drejtë të negociojë për kufijtë e vendit tonë. Pikë. Kushtetua është më e fuqishme se rezoluta. Askush në Kosovë nuk ka të drejtë ta negociojë territorin e Republikës. Kosova e ka të përmbyllur integritetin  saj”, ka thënë Limaj, përcjell Klan Kosova.

“Sot jemi të gatshëm të flasim për normalizim të marrëdhënieve. Kosova nuk është e gatshme të kthehet në pikën zero. Për Thaçin dhe Vuçiqi ka mundur të ndodhë marrëveshja, por për Kosovën jo. Askush s’ka mandat të bëjë këtë”.

Limaj që pret të merr mandat nga Kuvendi i Kosovës si kryenegociator, ka thënë se në raport me Serbinë, të gjithë në Kosovë – pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen, pasi që sipas tij bëhet fjalë për temë nacionale.

“Angazhimi im është se nuk ka pozitë a opozitë në raport me Serbinë, duhet të veprojmë bashkërisht. Dialogu është temë nacionale që përcakton fatin e vendit tonë. Të zhdukurit, çështjen e pensioneve, energjisë elektrike, këto janë tema që bisedon Kosova”.

Exit mobile version