Ballina Lajmet Kosovë Linja 3A protestojnë, pezullon qarkullimin e autobusëve

Linja 3A protestojnë, pezullon qarkullimin e autobusëve

Linja 3A në ka pezulluar qarkullimin për arsye se Komuna e Prishtinës, siç thuhet po dëmton me futjen e disa autobusëve të Trafikut Urban.

Sh.P.k “Qendra dhe “Qendra 2”, kërkojnë nga komuna e Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti si dhe nënkryetari Selim Pacolli që sa më parë tu gjejnë zgjidhje, transmeton Indeksonline.

“Jemi kompani që operojmë që nga viti 2006 me asnjë ndihmë nga Komuna vetëm me mjetet tona financiare, gjithmonë duke u munduar që të jemi në shërbim të qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi për bashkëpunim me organet e Komunës gjithmonë, mirëpo në këtë formë komuna pas asnjë paralajmërim po luan një rol shumë të keq karshi neve”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version