Ballina Arritje Teknologji Linja Galaxy S23 do të vijë me rritje të ndjeshme çmimi

Linja Galaxy S23 do të vijë me rritje të ndjeshme çmimi

Rritjet e çmimeve kanë qenë më agresive në vende si Danimarka deri në 175 euro më shumë për modelin bazë dhe 440 euro për modelin Ultra.

Mesa duket Samsung ka planifikuar të rrisë koston e Galaxy S23 krahasuar me Galaxy S22, të paktën në disa vende të Evropës.

Këto detaje vinë nga informatori i njohur Roland Quandt i cili publikon rreth kostos së smartfonëve të ardhshëm në disa distributorë Evropianë dhe për disa modele duket një rritje çmimi me 100 euro.

Si shembull Quandt merr çmimin e Galaxy S23 në Spanjë që do të fillojë nga 959 euro për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa modeli Ultra me 12GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme do të kushtojë 1589 euro.

Krahasuar me S22, këto çmime për versionet respektive ishin 859 euro dhe 1459 euro. Një situatë e ngjashme e çmimeve paraqitet edhe në Gjermani ndërsa 9to5Mac raportoi se modelet Galaxy S23 do të kushtojë 100 dollarë më tepër në Australi.

Në Republikën Çeke modeli bazë s23 do të kushtojë 1500 koruna ose 63 euro më tepër sesa paraardhësi sipas Quandt.

Rritjet e çmimeve kanë qenë më agresive në vende si Danimarka deri në 175 euro më shumë për modelin bazë dhe 440 euro për modelin Ultra.

Rritja e çmimeve mund të mos aplikohet në mbarë botën. Në SHBA pritet që S23 të kushtojë 799 dollarë, S23 Plus 999 dollarë dhe S23 Ultra 1199 dollarë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version