Ballina Lajmet Kosovë Linta: Serbia ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, UNESCO dhe INTERPOL

Linta: Serbia ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, UNESCO dhe INTERPOL

Kryetari i Shoqatës së serbëve nga rajoni, Miodrag Linta tha se Serbia nuk duhet të heqë dorë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Kosova është shtet i rremë që përkohësisht është rrëmbyer dhe uzurpuar me ndihmën e fuqive perëndimore. Serbia nuk guxon të heqë dorë nga lufta për të parandaluar hyrjen e ‘shtetit të rremë të Kosovës’ në Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me Rusinë, Kinën, Spanjën dhe vende të tjera që janë të angazhuar për të respektuar parimet e të drejtës ndërkombëtare “, tha Linta në një deklaratë për shtyp, raporton Tanjugu.

Ai shtoi se Serbia gjithashtu duhet të vazhdojë luftën parimore kundër krijimit të një ushtrie të Kosovës, si dhe hyrjen e Kosovës në UNESCO, Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sepse me këtë e mbron të drejtën ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

“Politika e standardeve të dyfishta të fuqive perëndimore, që krijuan shtetin e rremë të Kosovës nuk do të zgjasë përgjithmonë. Serbia është shtet i vjetër, e cila e se asnjë forcë nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe për këtë arsye nuk duhet të heqë dorë nga lufta, që një ditë ‘Kosovën dhe Metohinë’ t’i kthejë në kornizën e saj kushtetuese dhe ligjore, duke dhënë kështu kontributin e saj të plotë në fitoren e ligjit dhe drejtësisë mbi dhunën”, tha Linta.

Exit mobile version