Ballina Lajmet Kosovë Lirohen autobusët me qytetarë shqiptarë të bllokuar në Serbi

Lirohen autobusët me qytetarë shqiptarë të bllokuar në Serbi

Lirohen autobusët me qytetarë shqiptarë të bllokuar në Serbi pas rreth 17 orëve, raporton teve1.info

Lajmin e bëri të ditur një nga shoferët e kompanisë Zhitia Turs, i cili tha për teve1.info se pesë autobusë janë nisur drejt Kosovës dhe gjashtë të tjerë për vendet e evropës.

Për Tëvë1 ka folur edhe një qytetar i bllokuar për rreth 15 orë në Serbi. Ai tha se nga autoritetet serbe janë pyetur nëse kanë qenë pjesë e UÇK-së, nëse kanë anëtarë të familjes në Policinë e Kosovës apo FSK.

“Jemi gjetë në mënyra të ndryshme për ushqime nga rezervat që i kemi pas me vete, nuk e dimë arsyen se për çka na kanë ndalë, nga ora 23:00 dje deri tash. Na kanë pyetur se ku keni qëndrua gjatë kohës së luftës, a keni qenë të kyçur në UÇK, a keni familjarë në Polici, FSK etj”, tha ai.

Exit mobile version