Ballina Lajmet Kosovë Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

Fahri Fazliu është liruar pas intervistimit në zyrat e EULEX-it, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Por atij i është konfiskuar telefoni, ashtu siç ndodh rëndom me ata që intervistohen nga Specialja.

Specialja ka arrestuar Fahri Fazliun

Gjykata Speciale ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e heronjve të luftës Bahri e Fahri Fazliut.

Burime të KP-së kanë bërë të ditur se ai është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk kanë komentuar lidhur me këtë.

Për arrestimin e tij ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8-vjeçar”, ka shkruar Klinaku.

Sipas tij “krimin që po e bën ZPS-ja, do t’i kthehet bumerang vet asaj”.

“Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjasë kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku.

Në shtator të vitit 2023 EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kishte zhvilluar një aksion bastisjeje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Në qershor të vitit 2021 Fazliu pati njoftuar se kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, siç kishte thënë në cilësinë e dëshmitarit.

Exit mobile version