Ballina Lajmet Kosovë Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi...

Lista Serbe mbështet idenë e Vuçiqit për dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës në Serbi, i sugjeruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është i nevojshëm për popullin serb.

“Çështja e Kosovës është çështje shtetërore dhe kombëtare, veprimi i presidentit Vuçiq është me i guximshmi që ka pasur Serbia që nga viti 1999, kur i gjithë problem i Kosovës është shtyrë mënjanë”, ka thënë ai për RTS.

I pyetur se kë e mbështet Lista Serbe për president të ri të Kuvendit të Kosovës, Simiq tha se përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë nuk mund ta zgjedhin përfaqësuesin shqiptar brenda institucionit, por tha se do të jenë të pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit gjatë ditës së nesërme.

“Deputetët serb do të jenë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës dhe kjo do të jetë një nga një sërë aktivitetesh që çojnë në krijimin e një shumicë konstituive të Kuvendit, ndërsa çka do të ndodh më pas varet nga shumë gjëra të tjera”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se do të konsultohen me Beogradin për çdo vendim të rëndësishëm që Lista Serbe duhet të marrë./Mesazhi/

Exit mobile version