Ballina Lajmet Kosovë Lista Serbe do të votojë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit

Lista Serbe do të votojë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendi ka thënë se partia që ai drejton do ta votojë kryetarin e Kuvendit e propozuar nga PAN-i.

Kjo sipas tij, ngase Lista Serbe nuk është për bllokim të institucioneve.

“Lista Serbe do ta votoj kryetarin e kuvendit ne jemi për formimin e institucioneve për formimin e qeverisë. Do të flasim në ditët në vijim pas bisedave që do të zhvillojmë, ne do të hyjmë ne qeveri nëse plotësohen kërkesat për një jetë më të mirë te komunitetit serb në Kosovë”, tha Rakiq.

Exit mobile version