Ballina Sport Futboll Liverpool fiton me përmbysje, Chelsea vazhdon me humbje

Liverpool fiton me përmbysje, Chelsea vazhdon me humbje

Liverpuli ka shënuar edhe një fitore tjetër në Premierligën angleze.

Redsa mposhtën në udhëtim West Hamin me rezultat 2-1.

West Ham kaluan të paret në epërsi me golin e Paquetas në minutën e 12-të. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Gakpo barazoi shifrat në 1-1, kurse golin e fitores për Liverpulin e shënoi Matip, në minutën e 67-të.

Me këtë fitore Liverpuli ngritet në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa West Ham renditet e 14-ta me 34 pikë.

Në ndeshjen tjertër të luajtur sonte, skuadra e Chelseas ka pësuar humbje në shtëpi nga Brentford me rezultat 2-0.

Një autogol i Azpilicueta dhe një gol nga Mbeumo i dhanë fitoren Brentfordit.

Exit mobile version