Skuadra e Liverpoolit ka arritur një fitore bindëse.
Liverpool ka arritur të mposht Watfordin me rezultat 0-5, shkruan lajmi.net.
Mysafirët nga fillimi ishin shumë më të mirë dhe arritën të zhbllokojnë ndeshjen në min e 9′ përmes Sadio Manes pas asistimit të Mohamed Salah.
Golin e dytë e realizoi Roberto Firmino në min e 37′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.
Edhe në pjesën e dytë ekipi i Jurgen Kloop ishte fantastik duke arritur të shënojë edhe tri herë të tjera.
Fillimisht Firmino shënoi në min e 52′ për 0-3.
Vetëm pak minuta më vonë Mohamed Salah arriti që të realizojë për 0-4.
Kurse Firmino kompletoi hat-rikun në min 90+1′ dhe vulosi rezultatin përfundimtarë 0-5.
Liverpooli me këtë fitore merr përkohësishy kreun e tabelës me 18 pikë, ndërsa Watfordi ka shtatë pikë në pozitën e 15.