Ballina Sport Futboll Liverpooli bënë një hap fals në garën për titull, ndan pikët me...

Liverpooli bënë një hap fals në garën për titull, ndan pikët me Tottenham

Përfundon pa fitues derbi i xhiros 35 në Premier Ligë në mes Liverpool – Tottenham.

1:1 është rezultati final në ndeshjen në mes ‘Reds’ dhe ‘Spurs’.

U zhvillua një ndeshje me intensitet të madh nga të dy ekipet.

Në pjesë e parë ekipi vendas ishin më kërkues për golin, por nuk konkretizuan rastet.

Mysafirët kërkonin të rrezikonin me anë të kundërsulmeve, megjithatë nuk ishin të saktë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.

45 minutat e dytë ishin më të zjarret, pasi u zhvillua një ndeshje me më shumë raste.

Ishte minuta e 56` kur Heung-Min Son shënoi për t`ia dhuruar epërsinë Tottenham.

Liverpooli pas goli të disavantazhit, po kërkonin të barazonin ndeshjen.

Luis Diaz ishte nga jashtë zona bëri një goditje që u konkretizua në gol, në minutën e 74 të ndeshjes.

Kështu Liverpooli bënë një hap para drejt titullit, pas këtij barazimi.

Ata ngjiten përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka Man City, por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Tottenham qëndron në vendin e pestë me 63 pikë gjithsej.

Exit mobile version