Ballina Sport Futboll Liverpooli e mposht Aston Villan

Liverpooli e mposht Aston Villan

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Mohamed Salah ishte ai që shënoi golin e parë në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kurse në pjesnë e dytë, mesfushori holandez, Gravenberch shënoi për 2:0 – që ishte rezultati final i këtij takimi.

Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit në shtëpi në Premier League qysh nga muaji shtator (fitorja ndaj Evertonit).

Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 3-të.

Exit mobile version