Ballina Sport Futboll Liverpooli është vetëm një pikë prapa Man Cityt në garën për titull

Liverpooli është vetëm një pikë prapa Man Cityt në garën për titull

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Southamptonit e vlefshme për xhiron e 37 të Premier League.

“Të Kuqtë” fituan 2-1 në “St. Mery Stadium”, në një ndeshje ku Jurgen Klopp vendosi të startojë me lojtarë që nuk bënin pjesë në formacionin e parë.

Golin për vendasit e shënoi Redmond (13’), ndërsa Liverpooli tundi rrjetën me Minamino (27’) dhe Matip (67’).

Me këtë fitore Liverpooli redukton në (-1) diferencën me Manchester Cityn lider.

Exit mobile version