Ballina Sport Futboll Liverpooli mposht Arsenalin në ‘Emiratas’ dhe kalon në finale të Carabao Cup

Liverpooli mposht Arsenalin në ‘Emiratas’ dhe kalon në finale të Carabao Cup

Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Arsenalit me rezultat 2-0, duke kaluar në finale të Carabao Cup ku e pret Chelsea.

Të dy skuadrat duke e ditur rëndësinë e ndeshjes u futën në fushë me formacionet me të mira.

Dy skuadrat kishin raste që në start, por golin e shënoi Liverpooli. Ishte Diogo Jota që shënoi për 1-0 me një goditje brenda zonës.

Edhe pjesa e dytë ishte interesante, ndërsa Liverpooli e nisi me dy raste, Jota dhe Konate kishin raste të mira, por nuk qëlluan cakun.

Gabreiel Martinel rrezikoi në minutën e 73-të për Arsenali, por portieri mysafir ishte në vend.

Në minutën e 79-të, Liverpooli gjeti golin e dytë, sërish me portugezin Jota që shënoi për 2-0.

Arsenali ka mundur të kthehej në lojë, por Martinelli nuk ishte i sërish i saktë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm Arsenali kalon në finale, ku e pret Chelsea që ka eliminuar Tottenhamin.

Exit mobile version