Skuadra e Liverpoolit ka pësuar një humbje të thellë në javën e 12-të në Premier League ndaj Nottingham Forestit me rezultatin 0:3.
Qysh në pjesën e parë, skuadra mysafire tregoi se ka udhëtuar në “Anfield” për tri pikë.
Në minutën e 33’të, Murillo kaloi Notts-as në epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi edhe një gol tjetër të shpejt me anë të Savona në minutën e 46’të.
Goli i dytë i skuadrës së Sean Dyches, ia vështirësoi punët Liverpoolit. Kështu, goli për 0:3 u shënua në minutën e 78’të me anë të Gibbs-White.
Me këtë humbje, Liverpooli mbetët me 18 pikë në pozitën e 11-të, kurse Nottingham shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e 16-të.
