Skuadra e Llapit ka eliminuar Dritën nga garat e Kupës së Kosovës.
Llapi eliminoi Dritën në 1/8 e finales për të avancuar në çerekfinale të kësaj gare pasi triumfoi me rezultatin 2:1.
Në ndeshjen e luajtur të martën në Gjilan, një gol u shënua në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për t’u përcaktuar fituesi.
Golat për Llapin i realizuan Arbnor Ramadani (17’) dhe Muhamet Hyseni (59’), ndërsa Blerim Krasniqi nga penalltia në minutën e 81-të, shënoi golin e nderit për Dritën.
