Ballina Sport Futboll Llapi eliminon Trepçën ’89, Prishtina dhe Drenica kalojnë tutje me lehtësi, Gjilani...

Llapi eliminon Trepçën ’89, Prishtina dhe Drenica kalojnë tutje me lehtësi, Gjilani me vështirësi ndaj Ballkanit

Digitalb Kupa e Kosovës ka zhvilluar raundin e katërt të Kupës, ku pas ndeshjes janë mësuar edhe gjysmëfinalistët.

Në ndeshjen kryesore, Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Trepcës ’89 në ‘Riza Lushta’ me rezultat 2-0.

Mirlind Daku dhe Ilir Blakqori ishin realizator të golave.

Prishtina me lehtësi ka mposhtur Kosovën e Prishtinës me rezultat 5-0, me golat e Bozhiviq, Januzit, Currit, Mankendas dhe Khalid Basid.

Fusha para ndeshjes ku u zhvillua përballja Prishtina – Kosova
Drenica po ashtu e ka mposhtur me lehtësi Arbërinë me rezultat 7-1.

Drita me shumë mund e ka mposhtur Istogun 1-0 me golin e Haxhi Nezirajt, ndërsa Gjilani iu janë dashur 120 minuta që ta mposhtin Ballkanin me golin e Pelurat Hajdinit.

Pamje nga ndeshja Istogu – Drita

Vushtrria e ka mposhtur Lirinë pas penalltive, ndërsa Vëllaznimi ka fituar përballë Rahovecit 3-1.

Llapi, Prishtina, Drita, Gjilani, Vushtrria, Drenica dhe Vëllaznimi, kalojnë në çerekfinale.

Shorti hedhet të premtën në lokalet e FFK-së.

Rezultatet

Trepça ’89 – Llapi 0-2

Istogu – Drita 0-1

Prishtina – Kosova (P) 5-0

Vushtrria – Liria 1-1 (pas penalltive 5-4)

Ballkani – Gjilani 0-0 (pas vazhdimeve 0-1)

Drenica –Arbëria 7-1

Vëllaznimi – Rahoveci 3-1

Exit mobile version