Ballina Sport Futboll Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Llapi është skuadra e katërt që do të paraqitet në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, fazë kjo që finalisti do të përcaktohet pas dy ndeshjeve.

Llapi avancoi në gjysmëfinale, pasi në çerekfinale eliminoi skuadrën e Malishevës.

Fituesi në duelin e luajtur të enjten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u përcaktua pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk nxorën fitues.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:1 kurse pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta, rezultati ishte 2:2 kurse me penallti fitoi Llapi me shifrat 4:2.

Të dy golat për Malishevën, i shënoi sulmuesi Mevlan Zeka, ndërsa për Llapin realizuan Besar Musolli e Fuad Ajvazi.

Krahas Malishevës, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të paraqiten edhe Ballkani, Dukagjini e Ferizaj, skuadra që siguruan kalimin në këtë fazë, të mërkurën.

Exit mobile version