Kampioni vjeshtor i elitës së futbollit, Llapi nga Podujeva, përforcon radhët me një futbollist nga Shqipëria.
Llapjanët prezantuan futbollistin më të ri.
“Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e KF Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e KF Shkumbinit”.
“Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, bëhet e ditur nga klubi.
Llapi është në krye me 34 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe katër se Drita nga Gjilani.