Libri: Shfuqizimi i njeriut
Autor: C. S. Lewis
Formati: A5
Faqe: 84
Në vigjilje të panairit të librit i cili këto ditë do të fillon në Shkup, Logos-A ka kënaqësinë që lexuesve tua paraqes veprën monumentale të Clive S. Lewis, “Shfuqizimi i njeriut”.
Në këtë libër autori vë theks në identitetin njerëzor të ndërtuar mbi vlerat objektive në bazë të arsyes dhe logjikës, në detyrimet morale që janë të dukshme dhe të qarta, që shtrihen nëpër çdo cep të botës dhe gjatë gjithë shekujve.
Ai thekson vazhdimësinë e mendimit dhe vlerave humane dhe kundërshton fuqishëm përhapësit dhe militantët e relativizmit moral, duke theksuar se “vlerën e moralit të gjitha traditat filozofike dhe fetare e pranojnë si të vetëkuptueshme”, si aksiomë kulturore.
Frymëzimi vazhdon…