Ballina Kulturë Logos-A në dritën e botimit nxjerr në tre vëllime defterët e shekujve...

Logos-A në dritën e botimit nxjerr në tre vëllime defterët e shekujve XV-XVI për disa hapësira të trojeve shqiptare të përgatitur nga osmanologu i njohur Iljaz Rexha

Librat:
– VENBANIMET DHE POPULLSIA E KAZASË SË NOVABORDËS DHE E VILAJETIT TË JANOVËS -FUNDSHEKULLI XV; – I -, Fq. 448
– DEFTERI SUMAR I SANXHAKUT TË PRIZRENIT (1518-32); – II -, Fq. 264
– VENDBANIMET DHE POPULLSIA E SANXHAKUT TË PRIZRENIT (shek. XVI); – III -, Fq. 480
Autor: Iljaz Rexha
Formati: B5
Logos-A në dritën e botimit nxjerr në tre vëllime defterët e shekujve XV-XVI për disa hapësira të trojeve shqiptare të përgatitur nga osmanologu i njohur Iljaz Rexha. Këta defterë janë hulumtuar në Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Mbi bazën e analizave historike e linguistike të këtyre defterëve hidhen poshtë pretendimet e historiografisë serbe ngase, sipas autorit, në Kosovë, gjatë periudhës së Mesjetës, përveç popullsisë albane të besimit katolik si pakicë, jetonte edhe popullsia shqiptare e besimit ortodoks si shumicë.
Defterët në fjalë, si burime historike posedojnë vlera shkencore, posaçërisht për fushat e osmanologjisë, ballkanologjisë dhe albanologjisë.
Frymëzimi vazhdon…

Exit mobile version