Ballina Lajmet Kosovë Lokalet e natës në Prishtinë mund të mbyllen për shkak të koronavirusit

Lokalet e natës në Prishtinë mund të mbyllen për shkak të koronavirusit

Lokaleve të natës në të cilat organizohen mbrëmje muzikore, së shpejti mund t’u ndalohet përkohësisht kjo veprimtari. 

Kjo do të bëhet për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, i cili deri më tani në të gjithë botën ua ka marrë jetën më shumë se 4 mijë personave.

Komiteti Koordinues dhe Vlerësues në takimin që ka mbajtur të hënën, ka diskutuar rreth masave të nevojshme të cilat duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.

Exit mobile version