Londra ka aktivizuar Protokollin e Emergjencës për Mot të Ashpër, pasi pritet të përballet me temperatura nën zero të premten në mbrëmje, njoftoi kryebashkiaku i qytetit, transmeton Anadolu.
“Temperatura pritet të bjerë nën zero sonte dhe strehimi emergjent është i hapur në të gjithë kryeqytetin për ata që flenë në rrugë”, shkroi Sadiq Khan në platformën e rrjeteve sociale të kompanisë amerikane X
Kryebashkiaku u bëri thirrje personave që zakonisht flenë në rrugë ose atyre që njohin dikë në këtë situatë të lidhen me shërbimet mbështetëse përmes “StreetLink”, një platformë që lidh personat e pastrehë në Angli dhe Uells me shërbime ndihmëse.
Gjithashtu, javën e ardhshme pritet që Londra të përfshihet nga reshje dëbore.
Sipas “BBC Weather”, kryeqyteti do të ketë katër ditë me borë, ndërsa “Netweather” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për një mundësi të lartë reshjesh dëbore në Londër të mërkurën, raportoi “My London”.
