Ballina Sport Loriana Kuka e fiton me ippon luftën e parë në Abu Dhabi

Loriana Kuka e fiton me ippon luftën e parë në Abu Dhabi

Loriana Kuka e ka fituar luftën e parë në Abu Dhabi në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistja jonë ka mposhtur në ndeshjen e parë xhudistin nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva, shkruan lajmi.net.

Lorianës iu deshën rreth dy minuta luftë në tatam për ta fituar me ippon.

Në raundin tjetër, Kuka takohet me fituesen e sfidës Fei Chen – Patrica Sampaio.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar një medalje të artë në këtë Grand Slam, me Majlinda Kelemdin që ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Exit mobile version